Energjia diellore hapësinore është gjithnjë e më shumë në modë

Energjia diellore hapësinore është gjithnjë e më shumë në modë

Ideja për të kapur energjinë diellore jashtë atmosferës së Tokës dhe më pas për ta përcjellë atë në Tokë nuk është e re. Konstantin Tsiolkovsky, babai i astronautikës sovjetike, për këtë temë ka folur një shekull më parë.

Kohët e fundit, janë kryer disa studime për të vlerësuar, të paktën në letër, fizibilitetin e shfrytëzimit të energjisë diellore hapësinore.

Pak e shtrenjtë 

Qeveria e Mbretërisë së Bashkuar po shqyrton gjithashtu një projekt të ngjashëm, që vlerësohet të kushtojë rreth 16 miliardë paund. Jovana Raduloviç, një inxhiniere mekanike e specializuar në sistemet e energjisë së rinovueshme, e shpjegoi këtë në The Conversation.

Parimi i funksionimit të diellit hapësinor është relativisht i thjeshtë në vetvete. Ai përfshin kapjen e energjisë diellore direkt në hapësirë, përmes një rrjeti panelesh fotovoltaike, dhe transmetimin me valë të energjisë së marrë në Tokë në formën e valëve të radios. Antena të veçanta, të quajtura rectenna , do t'i merrnin këto valë për t'i shndërruar ato në energji elektrike për t'u futur drejtpërdrejt në rrjetin elektrik.

Pro dhe kundra 

Pse është e dobishme? Po të kemi parasysh se rreth 1.367 W/m2 mund të mblidhen 24 orë në ditë jashtë atmosferës së tokës, ndërsa në sipërfaqen e tokës, duke marrë parasysh ndërrimin e ditës me natën, praninë e reve dhe elementëve të tjerë, kjo vlerë bie në 50. -100 W/m2, atëherë mund të kemi një ide se pse ka kaq shumë interes për diellin hapësinor.

Ka edhe disa disavantazhe. Më e rëndësishmja është kostoja e ndërtimit të sistemit. Për të ndërtuar një stacion hapësinor diellor do të nevojiten qindra misione hapësinore që do të kenë objektiv transportin e materialit të nevojshëm. Por nëse e gjithë kjo dukej si një utopi deri në njëzet vjet më parë, tani, me përsosjen e raketave të ripërdorshme dhe përdorimin e robotikës hapësinore, ideja duket e realizueshme. Vlen gjithashtu të përmendet se kohët e fundit është bërë përparim i dukshëm në fushën e transmetimit të energjisë në distanca të gjata pa tel.

Britania e Madhe dëshiron të ndërton një stacion diellor me diametër 1.7 kilometra, i cili në Tokë do të kishte një peshë rreth 2000 ton, për të mbledhur energjinë diellore dhe për ta dërguar në planetin tonë.

Ky stacion i parë mund të furnizojë deri në 2 GW me energji Britaninë e Madhe, e cila aktualisht ka një kapacitet prodhimi të energjisë elektrike prej rreth 76 GW.

Nëse gjithçka shkon siç është planifikuar, do të arrihet edhe një reduktim i emetimeve të dioksidit të karbonit./Motilokal.com