Të premten që e lëmë pas edhe zyrtarisht kemi hyrë në stinën e verës dhe Europa pritet të përballet me temperatura të larta.
Stuhitë pritet të godasin kontinentin këtë fundjavë, por javën tjetër, europianët do të përjetojnë situata të vështira teksa temperaturat pritet të arrijnë deri në 35 dhe 40 °C në shumicën e vendeve afër Francës dhe Italisë.
Një masë e ajrit të nxehtë pritet të vijë nga Afrika e Veriut, e cila do t'i shkaktojë këto temperatura ekstreme.
"Qytetet nga Madridi në Paris, Bruksel, Frankfurt dhe Berlin mund të presin një valë të nxehtë shumëditore, me temperatura të përditshme afër ose mbi 32 °C", sipas Accuweather.
Temperaturat do të rriten nga e hëna dhe do të vazhdojnë deri të premten me rrezikun e një valë të nxehtë për pjesën më të madhe të javës.
Kjo valë e të nxehtit mund të jetë e rrezikshme për njerëzit e moshuar dhe fëmijët.
"Edhe pse do të jetë jetëshkurtër, kjo valë e nxehtësisë mund të shquhet për momentin dhe intensitetin e tij," tha Météo France.
Meteorologët me parë kanë paralajmëruar për një valë e të nxehtit që mund të godas Europën për shkak të sistemeve të presionit të lartë.
Sipas Agjencisë Evropiane të Mjedisit, viti 2018 ishte midis tre viteve më të nxehta në Europë. /Motilokal/
