Shkencëtarët e OKB-së kanë ngritur alarmin për ngrohjen globale, duke thënë se tani ose kurrë është momenti që bota të kufizojë ngrohjen globale.
Ata kanë shpalosur një plan sipas të cilit ata besojnë se mund të kufizojë shkaqet rrënjësore të ndryshimeve të rrezikshme klimatike.
Një zyrtar i OKB-së thotë në një raport se duhet të ketë shkurtime “të shpejta dhe të menjëhershme” në emetimet e dioksidit të karbonit (CO2).
Emetimet globale të CO2 duhet të arrijnë kulmin brenda tre viteve për të shmangur ndikimet më të këqija.
Edhe atëherë, botës do t’i duhet gjithashtu teknologjia për të thithur CO2 nga qielli deri në mesin e shekullit.
Pas një sesioni të diskutueshëm miratimi ku shkencëtarët dhe zyrtarët qeveritarë kaluan raportin rresht pas rreshti, Paneli Ndërqeveritar i OKB-së për Ndryshimet Klimatike (IPÇ) ka publikua udhëzimet se çfarë mund të bëjë bota për të shmangur një të ardhme jashtëzakonisht të rrezikshme.
Së pari, lajmi i keq – edhe nëse të gjitha politikat për uljen e karbonit që qeveritë kishin vendosur deri në fund të 2020 do të zbatoheshin plotësisht, bota do të vazhdojë të ngrohet me 3.2C këtë shekull.
Ky zbulim ka shkaktuar zemërimin e Sekretarit të Përgjithshëm të OKB-së, Antonio Guterres.
Kjo lloj rritjeje e temperaturës do ta bënte planetin tonë të goditur nga "valë të nxehti të paprecedentë, stuhi të tmerrshme dhe mungesë të gjerë të ujit", tha Guterres
Për të shmangur këtë fat, bota duhet të mbajë rritjen e temperaturave në ose nën 1.5 gradë Celsius këtë shekull, thonë studiuesit.
Lajmi i mirë është se kjo përmbledhje e fundit e IPCC tregon se mund të bëhet, në atë që Guterres e quan një "mënyrë të qëndrueshme dhe të shëndoshë financiarisht".
Por mbajtja e temperaturave të ulëta do të kërkojë ndryshime masive në prodhimin e energjisë, industrinë, transportin, modelet tona të konsumit dhe mënyrën se si e trajtojmë natyrën.
Të qëndrosh nën 1.5 gradë Celsius, sipas IPCC, do të thotë që emetimet e karbonit nga gjithçka që bëjmë, blejmë, përdorim ose hamë duhet të arrijnë kulmin deri në vitin 2025 dhe të bien me shpejtësi pas kësaj, duke arritur neto-zero nga mesi i këtij shekulli.
Për ta vënë atë në kontekst, sasia e CO2 që bota ka emetuar në dekadën e fundit është e njëjta sasi që na ka mbetur për të qëndruar nën këtë prag të temperaturës kryesore.
"Unë mendoj se raporti na tregon se ne kemi arritur pikën tani ose kurrë të kufizimit të ngrohjes në 1.5 gradë Celsius", tha autorja kryesore e IPCC Heleen De Coninck, e cila është profesorësh e Inovacionit Socio-Teknik dhe Ndryshimeve Klimatike në Universitetin e Teknologjisë Eindhoven.
Duke folur për BBC News ajo tha: "Ne duhet të arrijmë kulmin e emetimeve tona të gazrave serrë përpara vitit 2025 dhe pas kësaj, t'i reduktojmë ato shumë shpejt.”
Vitet e ardhshme janë kritike, thonë studiuesit, sepse nëse emetimet nuk frenohen deri në vitin 2030, do ta bëjë pothuajse të pamundur kufizimin e ngrohjes globale në këtë shekull.
Çelësi për këtë në afat të shkurtër do të jetë mënyra se si ne prodhojmë energji. Për fat të mirë, panelet diellore dhe turbinat me erë nuk kanë qenë kurrë më të lira, pasi kanë rënë në kosto me rreth 85% gjatë dekadës së fundit./Motilokal.com
