Aliu: Zvogëlimi i humbjeve në rrjet të ujësjellësit dhe ndërtimi i digave i rëndësishëm për Kosovën

Aliu: Zvogëlimi i humbjeve në rrjet të ujësjellësit dhe ndërtimi i digave i rëndësishëm për Kosovën

Zvogëlimi i humbjeve në rrjet të ujësjellësit, siguria e digave ekzistuese dhe ndërtimi i digave të reja, ishte tema e takimit të ministrit të Ministrisë së Mjedisit, Liburn Aliu me përfaqësuesit e Bankës Botërore në Kosovë.

Ministri Aliu në profilin e tij ka shkruar: “Sot takuam përfaqësuesit e Bankës Botërore në Kosovë, me të cilët diskutuam për ecurinë e deritanishme të projektit Flows, projekt tejet i rëndësishëm për zvogëlimin e humbjeve në rrjet dhe zhvillimin e digave në Kosovë.”

Ai shtoi se në kuadër të procesit të përmirësimit të menaxhimit të burimeve ujore, zhvillimit të digave dhe gatishmërisë për zgjidhje afatgjate përmes zhvillimit të akumulimeve të reja ujore, ku përmes projektit Flows, tashmë po bëhet ndërtimi i digave të reja.

“Për më shumë, u dakorduam për të vazhduar edhe më tej bashkëpunimin me Bankën Botërore, për zhvillimin e fazës së dytë të programit Flows, që do të jetë ndihmë vitale në përmirësimin e gjendjes së sigurisë se digave dhe do të përmirësojë operimin dhe qëndrueshmërinë e tyre”, ka theksuar Aliu./Motilokal.com