Mbushën lumin me gjak me mbetjet e kafshëve, dënohen me nga 700 euro thertoret në Gjilan

Mbushën lumin me gjak me mbetjet e kafshëve, dënohen me nga 700 euro thertoret në Gjilan

Kryetari i Gjilanit, Alban Hyseni ka njoftuar se janë gjobitur me nga 700 euro thertoret që hodhën në lumin e qytetit mbetjet e kafshëve.

Ai tha se gjoba është konform rregullores komunale pasi që është konstatuar ndotja e lumenjve me gjak dhe mbetet fundrrinore.

“Gjatë 24 orëve të fundit nga drejtoria e Inspekcionit, pas inspektimeve në terren dhe sigurimit të dëshmive nga palët ankuese, janë shqiptuar gjobat konform Rregullores Komunale pasi që është konstatuar ndotja e lumenjve me gjak dhe mbetje fundrrinore, e cila është bërë gjatë trajtimit të ujërave të impianteve të dy thertoreve në afërsi. Lusim të gjithë qytetarët dhe bizneset të shtojmë kujdesin në ruajtjen e ambientit”, ka shkruar Hyseni./Motilokal.com

No photo description available.

No photo description available.

No photo description available.

No photo description available.

May be an image of outdoors