
Shqipëria pritet të përfshihet ditën e nesërme nga moti i ligë me reshje shiu, stuhi dhe rrufe.
Sipas parashikimi te Motilokal.com reshjet pritet të fillojnë në orët e para të ditës në veri-perëndim, ndërsa pasdite do të shtrihen në të gjithë territorin.
Reshjet do të shoqërohen edhe me rrufe kryesisht në pjesën e Ultësirës Perëndimore.
Sa i përket temperaturave të ajrit, pritet që gjatë kësaj pjese të javës të jenë relativisht të ulëta, ku në zonat e larta malore priten edhe reshje bore.