
Sincro.Grid ka kaluar një tjetër moment historik me fillimin e funksionimit provë të dy njësive të ruajtjes së energjisë, baterive me 10 MW në fuqi totale dhe një kohë magazinimi prej pesë orësh.
OST-të dhe OSSH-të sllovene dhe kroate po zbatojnë projektin e parë dypalësh të fleksibilitetit dhe kontrollit të tensionit në Evropë.
Sistemet e ruajtjes së energjisë përmes baterive në nënstacionet Okroglo dhe Pekre në Slloveni kanë filluar funksionimin e provës në kuadër të një përpjekjeje të përbashkët me Kroacinë. Të dy njësitë kanë 5 MW secila dhe një kohë magazinimi prej pesë orësh, që përkthehet në 50 MWh në total.
Këto janë pjesë të Sincro.Grid, një projekt që është duke u implementuar nga operatorët të sistemit të transmisionit të Sllovenisë dhe atë të Kroacisë, ELES dhe HOPS, dhe respektivisht operatorët e sistemeve të distribucionit SODO dhe HEP ODS.
Ata kanë bashkuar forcat për të futur dixhitalizimin në infrastrukturën ekzistuese të energjisë elektrike. Është projekti i parë në Evropë ku OST-të fqinje po rregullojnë dhe optimizojnë tensionin në rrjetet e tyre.
OST-të dhe OSSH-të e energjisë elektrike të Sllovenisë dhe Kroacisë kanë instaluar gjashtë pajisje kompensimi dhe po krijojnë Qendrën Virtuale të Kontrollit Ndërkufitar
Kompanitë kanë vendosur të zgjidhin çështjen e mbitensionit në disa pjesë të rrjetit dhe të integrojnë një pjesë në rritje të burimeve të ripërtëritshme të shpërndara duke plotësuar një nevojë gjithashtu në rritje për fleksibilitet.
Përveç dy njësive të baterive, ata instaluan katër pajisje të tjera kompensimi për të maksimizuar efikasitetin e përdorimit të infrastrukturës ekzistuese.
Në të dy qendrat kombëtare të kontrollit, u instalua një aplikacion i përbashkët për Qendrën e Kontrollit Ndërkufitar Virtual (VCBCC). Shefi Ekzekutiv i ELES Aleksander Mervar tha më herët për Balkan Green Energy News se ishte një ide krejtësisht e re në shkallë globale për rrjetet inteligjente.
Menaxherët e projektit thonë se Sincro.Grid ka një efekt pozitiv në rrjetet e vendeve përreth
“Me projektin Sincro.Grid ne do të zgjidhim problemet me mbitensionin, të cilat janë të lidhura me vjetërsinë e pajisjeve dhe probabilitetin më të madh të defektit dhe një nivel më të ulët besueshmërie, me zbatimin e pajisjeve kompensuese si në rrjetet e transmetimit slloven dhe kroat”, tha Mervar.
Sipas drejtuesve të projektit, përpjekjet e përbashkëta kanë një efekt pozitiv në rrjetet në vendet përreth. Vlera e Sincro.Grid është 88.6 milionë euro, nga të cilat Komisioni Europian ka siguruar 40.5 milionë euro. Një tjetër pajisje kompensimi, një reaktor shunt variabël, duhet të instalohet në nënstacionin e Cirkovcës në fazën 2./Motilokal.com