Një sheik ‘çmenduar’ pas veturave, i cili edhe mban rekordin për koleksionin më të madh të veturave 4×4, tani ka ndërtuar Hummer-in më të madh në planet.
Automjeti gjigant është 14 metra i gjatë, 6 metra i gjerë dhe 6.6 metra i lartë. Automjeti do të funksionojë me katër motorë me naftë.
Mjeti ka një tualet me lavaman dhe një hapësirë për mysafirë me një pamje 360 gradë të shtrirë në dy kate.
I quajtur Hummer H1 X3, vetura është porositur nga sheiku Hamad Bin Hamdan Al Nahyan – i njohur gjithashtu si Rainboë Sheikh.
Hummer H1 më i madh në botë pranë një versioni të zakonshëm.
Ai është anëtar i familjes mbretërore të Emirateve të Bashkuara Arabe. Automjeti do të zërë vend në muzeun historik Sharjah Off Road në Emiratet e Bashkuara Arabe, ku sheiku mban rekordin botëror Guinness për koleksionin më të madh të automjeteve 4×4, me 718 modele./Motilokal.com











