Rritet në 306 numri i të vdekurve nga përmbytjet në Afrikën e Jugut

Rritet në 306 numri i të vdekurve nga përmbytjet në Afrikën e Jugut

Qeveria në Johannesburg ka njoftuar se numri i të vdekurve në Afrikën e Jugut nga përmbytjet shkatërruese si pasojë e shirave të dendur ka arritur në 306, ndërsa shumë rrugë janë shkatërruar dhe shumë shtëpi janë shembur.

Qyteti port lindor Durban në provincën KwaZulu-Natal u godit më rëndë nga përmbytjet.

A woman stands at her front door after heavy rains caused flood damage in Durban, South Africa, on Tuesday, April 12.

"Deri në mbrëmjen e 13 prillit, jemi informuar se numri i të vdekurve nga fatkeqësia e përmbytjeve në provincën KwaZulu-Natal është rritur në 306 njerëz", tha Nonala Ndlovu, zëdhënësja e departamentit provincial të menaxhimit të fatkeqësive, transmeton Anadolu Agency.

A man in Clermont salvages the remains of what used to be part of the United Methodist Church of South Africa.

Ndërkohë, presidenti Cyril Ramaphosa i quajti përmbytjet një "katastrofë" dhe një "fatkeqësi".

People work outside the damaged church in Clermont.

Duke theksuar se fatkeqësia është pjesë e ndryshimeve klimatike, presidenti Ramaphosa u zotua se qeveria do të bëjë çmos për të trajtuar nivelin shkatërruese të përmbytjes. Ai shtoi se të prekurve do t'u ofrohet ndihmë./Motilokal.com