Sot mot me diell, në fundjavë reshje lokale shiu e bore në Shqipëri

Sot mot me diell, në fundjavë reshje lokale shiu e bore në Shqipëri

Shqipëria edhe gjatë ditës së sotme do të jetë në ndikimin e kushteve të qëndrueshëm atmosferike, ku parashikohet të mbajë mot me vranësira e kthjellime dhe diell, por nuk do të mungojnë alternimet e vranësirave kalimtare në të gjithë territorin të cilat duke filluar nga orët e pasdites dhe mbrëmjes bëhen deri të dendura. Temperaturat për ditën e sotme do të luhatën nga 16 deri në 22 °C.

Të shtunën do të mbajë mot pjesërisht me re, në mëngjes me reshje lokale shiu. Temperaturat parashihet të lëvizin prej 16 deri në 21 °C.

E diela pritet të jetë kryesisht me vranësira e reshje shiu, në viset malore borë. Temperaturat parashihet të lëvizin prej 13 deri në 14 °C./Motilokal.com