Moti sot me diell në Kosovë, fundjava me shi dhe borë në viset malore

Moti sot me diell në Kosovë, fundjava me shi dhe borë në viset malore

Mot të ndryshueshëm pritet ë kemi në fundjavë, ku përveç ditës së sotme që do të jetë më ngrohtë e diell. Të shtunën parashihen vranësira e reshje lokale shiu, ndërsa të dielën më ftohtë, mundësi për reshje shiu dhe borë në viset malore.

Sot në Kosovë do të mbajë mot i ngrohtë e kryesisht me diell. Temperaturat e ajrit gjatë ditës së sotme do të luhatën nga 9 deri në 21 °C.

Dita e shtunë do të jetë me mot të vranët e intervale me diell, priten edhe reshje lokale shiu. Temperaturat parashihet të lëvizin prej 11 deri në 18 °C.

E diela do të mbajë me mot të ftohtë, vranët, reshje shiu dhe borë në viset malore. Temperaturat parashihet të lëvizin prej 2 deri në 3 °C./Motilokal.com