Dy të vdekur e qindra të evakuuar nga zjarret në Nju Meksiko

Dy të vdekur e qindra të evakuuar nga zjarret në Nju Meksiko

Dy persona kanë vdekur nga zjarret që shpërthyen në jug të Nju Meksiko që ka djegur më shumë se 5,000 hektarë dhe ka detyruar evakuime në vargmalin malor Sierra Blanco, tha policia.

Policia gjeti eshtrat e tyre të mërkurën në një shtëpi që u dogj një ditë më parë në Ruidoso, një fshat me më shumë se 7,000 njerëz në juglindje të Albuquerque, tha policia e shtetit.

Zjarrfikësit kishin luftuar me flakët në shtëpi pasditen e së martës dhe atë mbrëmje policia e fshatit "mori informacion për një çift të moshuar që u përpoqën të evakuonin, por nuk u gjetën nga familjarët", tha Policia e Shtetit.

Policia nuk tha nëse dy personat që vdiqën ishin çifti i raportuar i zhdukur. Vdekjet janë nën hetim dhe zyra e hetuesit mjekësor shtetëror po punonte për identifikimin e viktimave, njoftoi Policia.

Zjarri i cili filloi të martën pasdite në Ruidoso, ka djegur 5,381 hektarë, nuk kishte kontroll dhe po përhapej në verilindje që nga mbrëmja e së mërkurës.

Flakët kanë shkatërruar ose dëmtuar më shumë se 200 struktura, thanë zyrtarët lokalë dhe shumë banorëve të zonës Ruidoso u është thënë të evakuohen.

Rreth 1.600 zjarrfikës dhe staf mbështetës ndodhen në terren dhe dy helikopterë po ndihmojnë në ndërhyrje.

Ende nuk dihet shkaku i zjarreve./Motilokal.com