Qeset plastike janë një nga ndotësit më të mëdhenj të ambientit në tërë botën. Një qese plastike zakonisht mund të përdoret për vetëm 30 minuta, por do të duhen 500 vite për t'u dekompozuar. Shumë prej tyre hidhen në lumenj e më pas përfundojnë në dete, ku janë duke shkaktuar shumë probleme.
Depozitimi i qeseve plastike në natyrë bëhet në mënyrë të pakontrolluar, duke u kthyer në një prej problemeve mjedisore më akute, si me pamjen e tyre ashtu edhe me dëmin mjedisor që shkaktojnë.
Agjencia Kombëtare e Mjedisit njofton se ndryshimet e fundit të ligjit Nr.10 463, datë 22.9.2011, ”Për menaxhimin e e integruar të mbetjeve”, për të zvogëluar ndotjen, si rezultat i përdorimit të qeseve plastike, Qeveria ka vendosur nga data 1 Qershor 2022, nuk do të lejohet përdorimi i qeseve plastike mbajtëse, transportuese me ose pa vesh, e prodhuar nga plastika, me trashësi për çdo anë më të vogël se 70 mikron dhe me kapacitet mbajtës më të vogël se 10 kilogramë./Motilokal.com
