Pas disa ditësh me mot të kthjellët dhe diell duke filluar nga sonte mbi Shqipëri pritet të depërtojnë masa ajrore të paqëndrueshme dhe të lagështa me origjinë perëndimore. Gjatë orëve të pasdites dhe mbrëmjes në zonën e qendrës dhe veri parashihen reshje shiu të herëpashershme me intensitet të ulët si dhe shtrëngata lokale.
Dita e diel parashikohet me mot të vranët dhe reshje shiu. Në lindje të Shqipërisë priten reshje me intensitet deri mesatar në formën e shtrëngatave dhe stuhive afatshkurtër. Gjithashtu në relievet malore në lartësitë mbi 800 metra reshje të dobëta bore. Temperaturat për ditën e diel do të luhatën nga 14 deri në 18 °C, në viset malore 3 deri në 6 °C.
Edhe në Kosovë pritet ndryshim i kushteve meteorologjike. Nga dita e sotme rikthehen temperaturat e ulëta dhe reshjet e shiut e borës.
E diela parashihet të mbajë me mot kryesisht të vranët, ftohtë e me erë dhe mundësi për reshje lokale shiu e bore.
Moti i ftohtë, kryesisht me vranësira e reshje shiu dhe bore parashihet edhe ditën e hënë. Temperaturat parashihet të lëvizin prej 5 deri në 6 °C, në viset malore -1 deri në 1 °C./Motilokal.com
