Vranësira, shi, shtrëngata në Shqipëri

Vranësira, shi, shtrëngata në Shqipëri

Stina e pranverës përveç ditëve me diell, ka edhe ditët me vranësira, reshje shiu, shtrëngatat si dhe tashme nuk mungojnë as reshjet e borës. Kjo javë në Shqipëri parashikohet kryesisht me mot të  paqëndrueshëm por nuk do të mungojnë edhe orët me diell.

Moti sot pritet të mbajë mot me alternime kthjellimesh e vranësirash deri të dendura. Reshje shiu me intensitet të ulët kryesisht në relievet kodrinore-malore dhe zonën e jugperëndimit. Temperaturat do të lëvizin nga 10 deri në 13 °C.

Dita e martë do të jetë me diell dhe alternime vranësirash. Në pjesën e parë të ditës reshje shiu të dobëta e shtrëngata lokale në zonën e qendrës dhe jug.. Temperaturat do të luhatën prej 9 deri në 14 °C.

Të mërkurën do të mbajë mot i vranët me reshje shiu vende-vende në formën e shtrëngatave. Në zonën e veriut në pjesën e parë të ditës reshjet me intensitet deri të lartë në formën e rrebesheve dhe stuhive. Në zonën malore kryesisht në verilindje reshje dëbore me intensitet të ulët dhe mesatar. Temperaturat do të sillen nga 12 deri në 16 °C./Motilokal.com