Java fillon me mot të ndryshueshëm në Kosovë, ftohtë, shi, e borë në viset malore

Java fillon me mot të ndryshueshëm në Kosovë, ftohtë, shi, e borë në viset malore

I ftohtit që ka depërtuar mbi Kosovë, do të jetë prezent edhe ditëve në vazhdim, ku do të kemi mot të ndryshueshëm, me vranësira, intervale me diell, të reshura lokale shiu, e në vise malore borë.  Edhe pse nuk përjashtohet mundësia që fjolla bore të bien edhe në pjesë të ulëta të vendit. 

Moti sot pritet të jetë i ftohtë, me vranësira dhe riga lokale shiu, e në viset malore reshje të dobëta bore. Temperaturat do të lëvizin nga 3 deri në 9 °C.

Dita e martë do të mbajë mot me vranësira e intervale me diell, reshje lokale shiu, në viset malore rrebeshe bore. Temperaturat do të luhatën prej 2 deri në 11 °C.

Të mërkurën pritet të mbajë mot ftohtë me vranësira reshje shiu, e në viset malore borë. Temperaturat do të sillen nga 1 deri në 2 °C./Motilokal.com