Fiat ka prezantuar një edicion special të modelit elektrik 500 (bazuar në serinë La Prima), i cili vjen me një sistem novator premium të zërit. Kompania bashkëpunoi me tenorin italian Andrea Bocelli. Ai mori pjesë personalisht në zhvillimin e sistemit audio 320w JBL, i ofruar për herë të parë në një makinë.
Automjeti mundësohet nga një motor elektrik 116 kuaj fuqi në boshtin e përparmë, ndërsa një bateri 42 kWh garanton autonomi deri në 320 kilometra.
La Prima përfundon sprintin 0-99 km/h në nëntë sekonda dhe vazhdon me shpejtësinë maksimale prej 149 km/h.
Risia më e rëndësishme është sistemi stereo JBL, i përmirësuar nga teknologjia revolucionare Virtue Venues, që garanton cilësi më të mirë të riprodhimit të zërit.
Pamja e kabinës mbetet e pandryshuar, dhe pjesa qendrore dominohet nga një ekran me prekje 10 inç. Makina është në dispozicion në tre konfigurime: e konvertueshme, sedan dhe 3 + 1. Edicioni special mbërrin në verë, ndërsa çmimi nuk është zbuluar ende.
