Pas dimërimit në vendet e ngrohta, Lejleku i zi, i njohur si “Ciconia Nigra”, tashmë është kthyer në Kamenicë, aty ku edhe nga ka shtegtuar para stinës së dimrit.
E si zakonisht lejlekët e zi janë kapur nga objektivi i fotografit të botës së egër, Arian Mavriqi, i cili i ka vëzhguar që nga fillimi.
Lejlekët kanë shtegtuar rreth 8 mijë kilometra për t’u kthyer në vendin e tyre.
Ky lloj lejleku ishte konsideruar i zhdukur më parë.
Disa të dhëna për Lejlekun e zi
Madhësia e këtij lloji është 95–100 cm, peshon mesatarisht 3 kg kurse hapja e krahëve është 144–155 cm. Mashkulli është mesatarisht më i madh. Është kryesisht lloj shtegtar, që shkon përgjatë rrugëve mirë të përcaktuara.
Ushqehet kryesisht me peshq, por edhe me insekte, amibë, gaforre, reptilë e edhe me shpendë të tjerë.
Lloji jeton në pyje të vjetra të hapura dhe të pashqetësuara, nga niveli i detit deri në rajonet malore (p.sh., 2.000-2.500 m në lartësi).
Kërkojnë ushqimin në rrjedha të cekëta, pellgje, këneta, moçalishte, livadhe të lagështa, fusha të përmbytura, pishina në shtretërit e thatë të lumenjve dhe here pas here në kullosa, sidomos aty ku ka kallamishte apo bar të gjatë. Në përgjithësi, lloji shmang trupat e mëdhenj ujorë dhe pyjet e dendura.
Është një lloj i fshehtë. Habitatet e folezimit janë nën presion antropogjen. Tash për tash, ky lloj është vlerësuar në kategorinë: Të Dhëna të Pamjaftueshme, sepse nuk ka informata të sakta rreth përhapjes apo madhësisë së nënpopullatave në Kosovë.
Përhapja në Kosove: Koretinë./Motilokal.com
