Reshje shiu e shtrëngata sot në Shqipëri

Reshje shiu e shtrëngata sot në Shqipëri

Moti në Shqipëri do të jetë nën ndikimin e kushteve të paqëndrueshme meteorologjike, të cilat do të sjellin dendësim vranësirash dhe reshje shiu më të përqendruara në pjesën veriore e atë qendrore të vendit. Në veri hera herës reshjet do të marrin karakter shtrëngatave. Në jug shi i dobët lokal. Në zonat malore reshje bore. Temperaturat për ditën e sotme do të luhatën nga 12 deri në 15 °C.

Dita e enjte pritet të jetë me mot kryesisht të vranët me riga lokale shiu. Temperaturat do të lëvizin nga 12 deri në 18 °C./Motilokal.com

*Foto: Gresa Berisha