Ashtu siç kemi paralajmëruar dita e sotme do të jetë me mot të paqëndrueshëm në Shqipëri, me vranësira, reshje shiu e borë në zonat malore të vendit.
Sot në Theth ka pasur reshje bore me intensitet të madh.
Autoriteti Rrugor Shqiptar (ARRSH), ka njoftuar se kontraktori i mirëmbajtjes me mjetet borëpastruese po punon për pastrimin e aksit dhe shpërndarjen e kripës. Sipas tyre qarkullimi kryhet pa probleme.
“Drejtuesit e mjeteve duhet të bëjnë kujdes në lëvizje, sidomos gjatë natës dhe në orët e para të mëngjesit, të respektojnë sinjalistikën rrugore të reduktojnë shpejtësinë, të pajisen me zinxhirë dhe goma dimërore të ndjekin udhëzimet e Policisë Rrugore”, ka apeluar ARRSH./Motilokal.com
