Austria, Italia dhe Britania sjellin veturën elektrike më të fuqishme në botë [Foto]

Austria, Italia dhe Britania sjellin veturën elektrike më të fuqishme në botë [Foto]

Marka austriake Deus ka vendosur që t’i sjellë botës eturën elektrike më të fuqishme të krijuar deri më sot.

Me superveturën Vayanne, kjo markë ka vendosur që të tejkalojë kufirin e fuqisë së këtyre veturave, që ishte vendosur nga Lotus Evija, me 2000 kuaj fuqi.

Për ta bërë këtë gjë, Deus ka bashkëpunuar për anën teknike me Williams Advanced Engineering, ndërsa për dizajnin, ka vendosur t’i kërkojë ndihmë italianëve të ItalDesign.

Deus Vayanne, i planifikuar për t’u prodhuar në vetëm 99 njësi, që do të dalin në treg në vitin 2025, do të ketë 2200 kuaj fuqi, që do ta bëjnë këtë veturë që të kapë një shpejtësi maksimale prej 400 km/h, ndërkohë që për 2 sekonda të arrijë nga 0 në 100 km/h.

Salloni Ndërkombëtar i Automobilave në Nju Jork (15-24 prill) do të jetë eventi i prezantimit të madh të Deus Vayanne, ose veturës elektrike më të fuqishme në botë./Motilokal.com