'E bukura e Adriatikut' me turistë francezë viziton Vlorën

'E bukura e Adriatikut' me turistë francezë viziton Vlorën

Sot në Portin e Vlorës ka mbërritur kroçera ‘La Belle de L’Adriatique’. Megjithëse me një numër të vogël turistësh në bord, ajo konsiderohet si një shenjë e mbarë për fillimin e sezonit turistik në qytetin e Vlorës.

Bëhet fjalë për rreth 70 turistë kryesisht nga Franca, të cilët pas mbërritjes janë nisur për të vizituar Apoloninë në Fier dhe Beratin.

May be an image of ocean and nature

Turistët kanë mbërritur nga porti i Dubrovniku në Kroaci dhe ata do të qëndrojnë vetëm disa orë në Shqipëri, pasi rreth orës 22:00 do të largohen.

May be an image of nature and ocean

Vlora ende nuk ka një port jahtesh. Me zhvendosjen e portit industrial në zonën e Triportit, në portin e ekzistues do të krijohet mundësi për ankorimin e mjeteve lundruese luksoze.

‘La Belle de L’Adriatique’ është një anije turistike që kryen udhëtime në ishujt kroatë, Malin e zi, Qipro dhe ishujt e Greqisë./Motilokal.com