Qeveria shqipëtare do të stimulojë këdo që vendos të blejë veturë elektrike

Qeveria shqipëtare do të stimulojë këdo që vendos të blejë veturë elektrike

Nëse dëshironi të keni një veturë elektrike, mund të përfitoni nga heqja e disa taksave dhe tarifave si dhe nga reduktimi i Tatimit mbi Vlerën e Shtuar. Kjo u bë e ditur nga Ministrja e Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku.

Ajo tha sot se qeveria ka vendosur të stimulojë me taksa më të ulëta, këdo që kalon tek teknologjia e re e veturave, pra tek automjetet elektrike.

“Rimbursojmë çdo tarifë regjistrimi për herë të parë për mjetet elektrike duke zgjeruar tarifat e kontrollit fizik, leje qarkullimi kombëtare, certifikatë pronësie dhe targat. Në total, një vlerë prej 7 mijë 500 lekë mbulohet nga DPSHTR”, njoftoi Balluku.

Ministrja e Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku shtoi më tej në fjalën e saj se për të përmirësuar cilësinë e transportit dhe ulur nivelin e ndotjes është marrë edhe masa e reduktimit të TVSH-së për mjetet e gjelbra në transportin publik nga 20% në 6%, për të ndihmuar sektorin të vijojë reformat./Motilokal.com