Reshje shiu, shtrëngata dhe breshër në Shqipëri

Reshje shiu, shtrëngata dhe breshër në Shqipëri

Shqipëria gjatë ditës së sotme do të vijojë të jetë nën ndikimin e kushteve të paqëndrueshme atmosferike ndikuar nga masa ajrore të lagështa me origjinë jugperëndimore. Moti parashikohet me vranësira mesatare dhe të dendura si dhe alternime kthjellimesh të herëpashershme dhe afatshkurtra. Vranësirat do të shoqërohen me reshje shiu të herëpashershme dhe në formën e shtrëngatave.

Duke filluar nga orët e pasdites dhe kryesisht ato të mbrëmjes në zonën e veriperëndimit dhe jugperëndim reshjet me intensitet mesatar deri dhe të lartë në formën e rrebesheve shoqëruar me breshër dhe shkarkesa elektrike. Temperaturat për ditën e sotme do të luhatën nga 18 deri në 23 °C.

Të shtunën do të mbajë mot me vranësira e reshje lokale shiu në mëngjes, nga mesdita kryesisht i kthjellët e me diell. Temperaturat parashihet të lëvizin prej 13 deri në 18 °C.

E diela pritet të jetë me mot pothuajse të kthjellët dhe pjesërisht me re. Temperaturat parashihet të lëvizin prej 16 deri në 23 °C./Motilokal.com