Surprizat e motit, mësoni si do të mbajë koha sot dhe fundjavë në Kosovë

Surprizat e motit, mësoni si do të mbajë koha sot dhe fundjavë në Kosovë

Mot të ndryshueshëm pritet ë kemi sot dhe në fundjavë, me vranësira, diell e reshje lokale shiu.

Sot në Kosovë do të mbajë mot i ngrohtë me diell e vranësira, pritet erë e fortë, gjatë pasdites e mbrëmjes reshje lokale shiu, me mundësi për bubullima. Temperaturat e ajrit gjatë ditës së sotme do të luhatën nga 10 deri në 17 °C.

Dita e shtunë do të jetë me reshje shiu në mëngjes, nga mesdita kryesisht i kthjellët e diell. Temperaturat parashihet të lëvizin prej 10 deri në 18 °C.

E diela do të mbajë me mot të ngrohtë, me diell e vranësira kalimtare. Temperaturat parashihet të lëvizin prej 11 deri në 22 °C./Motilokal.com