Moti sot e fundjavë në Maqedoninë Veriore

Moti sot e fundjavë në Maqedoninë Veriore

Moti sot në Maqedoninë e Veriut do të mbajë pjesërisht i vranët me periudha me diell, paradite me reshje lokale të shiut. Pasditja do të jetë e paqëndrueshme, kryesisht në pjesët perëndimore me reshje të rrëmbyeshme dhe vranësira të shkurtra. Do të fryjë erë e fortë juglindore. Temperaturat do të lëvizin nga 8 deri në 17 °C.

Dita e shtunë do të jetë me vranësira e reshje lokale shiu në mëngjes, mesdita pjesërisht me re, ndërsa pasditja kthjellët. Temperaturat pritet të lëvizin prej 11 deri në 18 °C.

E diela do të mbajë mot pothuajse të kthjellët paradites, ndërkaq pasdite pjesërisht me re e riga shiu. Temperaturat do të sillen nga 13 deri në 21 °C./Motilokal.com