Përkeqësimi i motit, bashkia e Vlorës apel qytetarëve: Shmangni lëvizjet e panevojshme, priten stuhi të forta

Përkeqësimi i motit, bashkia e Vlorës apel qytetarëve: Shmangni lëvizjet e panevojshme, priten stuhi të forta

Parashikohet përkeqësim i motit në Shqipëri gjatë ditës së sotme, e për këtë përmes një postimi në Facebook bashkia e Vlorës u ka bërë apel qytetarëve që të kontaktojnë me Shërbimet Publike të Bashkisë dhe Ujësjellës Kanalizime në rast të çdo nevoje urgjente.

Njoftimi i plotë:

Të nderuar qytetarë!

Parashikimet e meteorologëve paralajmërojnë mot të përkeqësuar.

Stuhi të forta do të intensifikohen në vazhdim, për këtë arsye do t’ju luteshim të shmangni lëvizjet e panevojshme me automjete në akset problematike si dhe parkimin e automjeteve në to.

Paralajmërimet e meteorologëve për fortuna kërkojnë të jemi të kujdesshëm! Për çdo nevojë urgjente kontaktoni me Shërbimet Publike të Bashkisë dhe Ujësjellës Kanalizime, ose në faqen tonë zyrtare në “Facebook”. Kujdesuni për veten dhe familjet tuaja!/Motilokal.com