Fotografohet për herë të parë Rrëqebulli i Ballkanit në Parkun Kombëtar të Prespës

Fotografohet për herë të parë Rrëqebulli i Ballkanit në Parkun Kombëtar të Prespës

Fotografohet pёr herё tё parё Rrёqebulli i Ballkanit nё Parkun Kombёtar tё Prespёs. Kjo përkon rastësisht me 11 vjetorin e fotos së parë të rrëqebullit në Shqipëri, zbuluar më 21.04.2011.

“Një surprizë e bukur për ekipin tonë gjatë kontrollit të kamerave kurth sot, ishte fotografimi i rrëqebullit të Ballkanit (Lynx lynx balcanicus), për herë të parë edhe në Parkun Kombëtar të Prespës”, ka shkruar Shoqata e Ruajtjes dhe e Mbrojtjes së Mjedisit Natyror në Shqipëri (PPNEA).

Sipas PPNEA-së ky lloj po vazhdon shtrirjen e habitateve të tij në territorin e vendit, falë metodave të ruajtjes dhe konservimit.       

Pikërisht ky individ është fotografuar gjithashtu edhe në anën Maqedonase në Parkun e Galiçicës, pasi kufijtë nuk ekzistojnë për jetën e egër./Motilokall.com