Moti i ligë shkakton probleme me furnizimin me energji, Fieri dhe Vlora

Moti i ligë shkakton probleme me furnizimin me energji, Fieri dhe Vlora

Moti i ligë, me stuhi erë, ka shkaktuar probleme të furnizmit me energji në disa zona të Shqipërisë.

Raportohet se zonat më të prekura nga defektet janë Fieri dhe Vlora, kryesisht në akse me linja ajorore. Sipas OSSH, shkak i këtyre stakimeve është bërë moti i keq me erëra të forta, që ka përfshirë këto rajone gjatë natës së mbrëmshme, duke vazhduar edhe gjatë mëngjesit të ditës së sotme.

Defeket janë kryesisht të llojit: këputje përcjellsash, thyerje izolatorësh, dëmtime kabllosh, shkarkuesish, bashkime përcjellsash etj.

Nga brigadat e terrenit të OSHEE-së po punohet për riparimin e defekteve./Motilokal.com