Dita e Tokës, Veliaj: E mbyllim këtë sezon me 114 mijë pemë të mbjella në Tiranë

Dita e Tokës, Veliaj: E mbyllim këtë sezon me 114 mijë pemë të mbjella në Tiranë

Me rastin e Ditës Ndërkombëtare të Tokës janë mbjellë 100 pemë të reja në parkun e liqenit të Tiranës.

Gjatë këtij aksioni kryebashkiaku Erion Veliaj u shpreh se këtë sezon janë mbjellë 114 mijë pemë.

“Ky territor ku jemi, sot ka mijëra pemë, por dikur ishte i tëri i pushtuar me kioska, digjej plastikë, ishte një tokë djerrë, që përshkohej tej e tej nga kanalet e ujërave të zeza. Ishte një mrekulli e lënë në harresë, një zonë e pakalueshme për pjesën më të madhe të qytetarëve, duke filluar nga diga pranë Kopshtit Zoologjik, e deri tek disa nga shkollat private në anën tjetër të Liqenit. Fakti që sot kemi dyfish më shumë hapësirë tek Liqeni, dhe fakti se kemi thyer një rekord me mbjelljen e 114 mijë pemëve, na bën të ndihemi shumë krenarë”, theksoi Veliaj.

Objektivi për mbjelljen e 2 milion pemëve deri 2030 sipas Veliaj është mëse i arritshëm.

“E di që Tirana ka shumë nevojë për 1 milion apo 2 milion pemë, por kjo nuk arrihet po nuk mbollëm nga 100 mijë çdo vit. Në 7 vite radhazi kemi mbjellë sistematikisht mbi 100 mijë pemë në vit dhe jemi duke iu afruar objektivit 1 milion pemë, për të prodhuar më shumë oksigjen për Tiranën”, u shpreh ai.

Kryebashkiaku e quajti të mbyllur sezonin dhe ftoi qytetarët të shikonin nga afër pemët që i janë shtuar liqenit./Motilokal.com