Zgjati 30 sekonda, dalin pamjet nga tërmeti në Bosnje

Zgjati 30 sekonda, dalin pamjet nga tërmeti në Bosnje

Një tërmet me magnitudë 5.9 ballë të shkallës Rihter është regjistruar sonte në orën 23:08 në zonën e Stolacit, njoftoi Qendra Sizmologjike Mesdhetare Evropiane (EMSC).

Sipas EMSC, tërmeti ishte në zonën e Stolacit dhe u ndje në të gjithë BiH dhe gjithë rajonin, duke përfshirë Kosovën, Shqipërinë, Malin e Zi e Kroacinë.

Qytetarët e Sarajevës kanë shkruar në rrjetet sociale se tërmeti ka zgjatur më shumë se 30 sekonda.

Ndërsa pamjet janë në rrugën “Titova” në Mostar, ku është shembur një oxhak nga tërmeti i fuqishëm që ka goditur vendin. Trafiku u bllokua dhe zjarrfikësit kanë dalë në rrugë./Motilokal.com