Tërmeti në Bosnjë, shënohet viktima e parë

Tërmeti në Bosnjë, shënohet viktima e parë

Tërmeti që ndodhi sonte në Bosnjë e Hercegovinë, pak pas orës 23:00, mori viktimën e parë.

Bëhet fjalë për një vajzë nga Stolaci, në shtëpinë e së cilës ra një gur. Familjarët e saj kanë konfirmuar për Klix.ba se vajza fatkeqësisht ka ndërruar jetë.

Vajza me inicialet ES është e vitit 1994.

Ajo u transferua në Spitalin Kantonal në Mostar. Por mjekët konstatuan vetëm vdekjen./Motilokal.com