Rrjeti Sizmologjik i Kosovës jep detaje për dridhjet e tokës në Kosovë nga tërmeti në Bosnjë

Rrjeti Sizmologjik i Kosovës jep detaje për dridhjet e tokës në Kosovë nga tërmeti në Bosnjë

Lëkundje të tokës janë regjistruar sonte në orën 23:07 në tërë territorin e Kosovës, si pasojë e një tërmeti të fuqishëm me epiqendër në Bosnje dhe Hercegovinë.

Detaje për tërmetin ka dhënë Ministria e Ekonomisë e Kosovës, e cila bazuar në Rrjetin Sizmologjik të Shërbimit Gjeologjik të Kosovës, Qendrën Sizmike Euro-Mediterane, si dhe në analizën numerike të të dhënave të ngjarjes sizmike, ka njoftuar se se me datë 22.04.2022 në ora 23:07 sipas kohës lokale, Bosnja dhe Hercegovina është goditur me një tërmet me magnitudë 5.9 sipas shkallës Rihter.

Sipas njoftimit të Ministrisë së Ekonomisë, tërmeti ishte me intensitet VII ballë të Merkalit ku thellësia hipoqendrore ishte 10 kilometra ndërsa epiqendra e këtij tërmeti ishte me lokacion në koordinatat: Latituda 43.05 N – Longitude 18.21 E.

“Tërmeti në fjalë është ndier dukshëm nga qytetarët e Republikës së Kosovës për shkak të fuqisë së lartë të tërmetit dhe veprimit e energjisë së liruar në një rreze deri në 400 kilometra”, bën të ditur ME./Motilokal.com