Rritet numri i vizitorëve në Shqipëri më 51 për qind

Rritet numri i vizitorëve në Shqipëri më 51 për qind

Turizmi në Shqipëri edhe gjatë muajit shkurt ka pasur një rritje të numrit të vizitorëve. Sipas INSTAT vizitorët janë rritur me 51.2%, në krahasim me shkurtin e vitit 2021. Numri i vizitorëve rezident është rritur me 73.1% ndërsa vizitorët jo-rezident është rritur me 23.7%.

Sipas publikimit të INSTAT, turistët e huaj më të shumtë gjatë muajit Shkurt janë nga Kosova, duke pësuar një rritje me 8.7% në krahasim me të njëjtën periudhë të një viti më parë, pastaj renditen shtetasit italianë me një rritje prej 8.3% dhe më pas janë shtetasit nga Gjermania, Anglia dhe Maqedonia e Veriut.

Përmirësim kanë pësuar edhe treguesit e tjerë të shfrytëzimit të kapaciteteve të strukturave akomoduese.

Numri i netë-qëndrimeve gjithsej është rritur me 86.4%, në krahasim me shkurtin e vitit 2021. Të njëjtën ecuri ndjekin edhe dy treguesit e mëposhtëm, numri i netë-qëndrimeve nga rezidentë është rritur me 76% por rritjen më të madhe e kanë netët e qëndrimit nga të huajit të cilat janë dyfishuar në krahasim me një vit më parë duke u rritur me 98%.

Gjatë këtij muaji, norma e shfrytëzimit të dhomave të “Hoteleve dhe akomodimeve të ngjashme” është 8.8 %, kundrejt 6.2 % që ishte në muajin Shkurt 2021. Pavarësisht kësaj rritjeje në dy muajit e parë të vitit, operatorët turistikë kanë ngritur shqetësimin se për shkak të luftës në Ukrainë, gjatë sezonit veror Shqipërisë pritet t’i mungojnë 150 mijë turistë nga Ukraina, Bjellorusia Dhe Rusia./Motilokal.com