Çfarë duhet të keni me vete në rast se largoheni nga shtëpia pas një tërmeti

Çfarë duhet të keni me vete në rast se largoheni nga shtëpia pas një tërmeti

Gjatë tërmeteve shkatërruese, gjëja më e rëndësishme është të shpëtoni veten, por në rast se largoheni nga shtëpia pas tërmetit, është e rëndësishme të keni me vete një çantë me gjërat më elementare.

Tërmeti i fuqishëm i mbrëmshëm që goditi Stolacin dhe u ndje në të gjithë Bosnjën dhe rajonin e Ballkanit, la shumë njerëz me një dozë frike për lëkundje të mundshme të përsëritura.

Megjithatë natyra është e paparashikueshme dhe ne nuk mund ta dimë kurrë me 100 për qind siguri se çfarë të presim. Prandaj duhet të jemi gati, pra të kemi një çantë me gjërat më të nevojshme në rast të daljes nga shtëpia.

Më poshtë po ju sjellim një listë të gjërave që është mirë t’i keni me vete në rast tërmeti.

  • Bateri - kështu që ju mund të përballeni në errësirë.
  • Ilaçet - për dhimbje, për presion të gjakut, diabeti, astma...
  • Telefonin mobil dhe mbushësin, mbajini gjithmonë pranë vetes këta të dy.
  • Komplete higjienike - paketoni vetëm gjërat e nevojshme në një qese tualeti: sapun, furçë dhe pastë dhëmbësh, krem për fytyrën, peceta të lagura dhe dezinfektues duarsh.
  • Pak ushqim - ushqime që nuk prishen shpejt si buka, brumërat dhe të ngjashme.
  • Uji - ju mund të bëni pa ushqim për një kohë, por jo pa ujë!
  • Rroba dhe batanije - paketoni disa pjesë të brendshme, një peshqir, çorape, bluza të ngrohta dhe tuta/pantallona dhe një batanije.
  • Dokumentet - Karta e identitetit, patentë shoferi dhe çdo dokumentacion i rëndësishëm që duhet të keni me vete.
  • Kompleti i ndihmës së parë - duhet ta keni në veturë dhe nëse nuk e keni, sigurohuni që ta merrni me vete.
  • Paratë - sigurohuni që të merrni të gjitha kartat e kreditit dhe paratë tuaja.
  • Nëse keni fëmijë të vegjël, mos harroni të merrni ushqime dhe furnizime edhe për ta./Motilokal.com