'Venecia afrikane': Fshati i ndërtuar mbi ujë, atraksion i njohur turistik në Benin

'Venecia afrikane': Fshati i ndërtuar mbi ujë, atraksion i njohur turistik në Benin

Fshati Ganvie, në shtetin afrikan të Beninit, i ndërtuar mbi ujërat e liqenit Nokoue, është një vend i pazakontë dhe një atraksion gjithnjë e më i njohur për turistët.

Fshati ujor, i ndërtuar në shekullin e 18-të nga njerëz që i shpëtuan skllavërisë, është një nga vendet turistike më të vizituara në Benin, në Afrikën Perëndimore.

Të gjitha shtëpitë, dyqanet dhe restorantet në fshat janë ndërtuar mbi shtylla druri, zakonisht disa metra mbi ujë.


“Ne jetojmë nga peshkimi. Ne u vendosëm këtu për t'i shpëtuar skllavërisë. E sigurojmë jetesën nga peshkimi”, tha Edmon Adissa, një nga banorët, raporton Anadolu Agency.

Edhe pse në liqen ka ishuj të vegjël, banorët vendas kalojnë shumicën e ditëve me varka, prandaj fshati u quajt "Venecia afrikane".


Në fshat ka shkollë, xhami dhe kishë, dhe banorët prej shekujsh jetojnë nga peshkimi.

Sipas burimeve lokale, anëtarët e fisit Tofinu u larguan nga ushtarët e Mbretërisë së Fon dhe Dahomey në shekullin e 18-të për të shmangur shitjen te tregtarët evropianë.


Ata ndërtuan shtëpi në shtylla të gjata prej druri në liqenin Nokoue, i cili konsiderohej i shenjtë dhe ushtarët nuk lejoheshin të hynin në ujë për arsye fetare.

Deri tek fshati, në të cilin jetojnë rreth 30 mijë njerëz, mund të arrihet për gjysmë ore me varkë nga Cotonou, qyteti më i madh i vendit./Motilokal.com