OKB ngre alarmin: Nivelet e rrezatimit në Çernobil nuk janë normale

OKB ngre alarmin: Nivelet e rrezatimit në Çernobil nuk janë normale

Kreu i Agjencisë Atomike të OKB-së tha se nivelet e rrezatimit në Çernobil, janë “anormale”.

Rafael Grossi theksoi se pushtimi disa javor nga Rusia në këtë zonë kishte rezultuar “shumë i rrezikshëm”, raporton BBC.

26 prill 1986, shpërthimet në centralin bërthamor në Çernobil (atëherë BRSS) shkaktuan  aksidentin më të madh bërthamor që ka ndodhur ndonjëherë në botë.

Shpërthimet lëshuan sasi të mëdha rrezatimi në atmosferë, duke detyruar mijëra njerëz të largohen nga shtëpitë e tyre dhe duke shkaktuar frikë të madhe për efektet afatgjata në shëndet dhe mjedis./Motilokal.com