Një qytet i pazakontë i gdhendur në shkëmbinj tërheq qindra turistë, fotot janë befasuese

Një qytet i pazakontë i gdhendur në shkëmbinj tërheq qindra turistë, fotot janë befasuese

Udhëtimi në Setenil de las Bodegas Të SpanjëS mund të jetë një aventurë e vërtetë për njerëzit që vuajnë nga klaustrofobia.

Çfarë është klaustrofobia?

Klaustrofobia mund të jetë latente apo shumë e zhvilluar, duke krijuar, në varësi të rastit, edhe një kufizim në jetën e pacientit, i cili do ta ketë të vështirë të qëndrojë i vetëm në shtëpi apo të ndërrojë vend pune a vend banimi, si dhe të udhëtojë me mjete mekanike.

The extraordinary appearance of Setenil de las Bodegas

Klaustrofobia është klasifikuar në grupin e fobive të specifikuara. Ajo godet rreth 15% të popullsisë dhe karakterizohet nga një lloj frike irracionale, që ka si shkak një situatë vendimtare apo rrethanë konkrete. Gjatë një krize klaustrofobike, frika se mund të mbetet i "burgosur" brenda një hapësire të kufizuar, shkakton një atak paniku te personi që vuan nga kjo fobi.

'Sun Street' Cuevas del Sol in Setenil de Las Bodegas

Gjegjësisht, ky vendbanim i pazakontë është ndërtuar me ndihmën e gurit vendas si material ndërtimor dhe pjesa më e madhe e atij guri nuk është zhvendosur kurrë.

Take a peek inside some of the bars to see the surreal interiors

I vendosur në provincën e bukur të Cádiz, Setenil de las Bodegas është një nga qytetet e famshme, të bardha të Andaluzisë, i njohur për bardhësinë joreale të shtëpive të gdhendura në shkëmbinj.

Our dramatic setting for lunch

Një nga pjesët më magjepsëse të qytetit është shkëmbi i madh që mbulon të gjithë bllokun e shtëpive të bardha, i cili siguron ftohje natyrale gjatë verës së nxehtë. Mbi shkëmb ka më shumë shtëpi, kështu që qyteti ka shtresa shtëpish të ndara nga shkëmbinj natyrorë.

Gravity defying buildings embedded into the rock on 'Sun Street'

Edhe pse ka vetëm rreth 3000 banorë, Setenil de Las Bodegas ka luajtur një rol të rëndësishëm në historinë e Spanjës. Ekziston një histori e njerëzve që kanë jetuar këtu qysh 2000 vjet më parë, kur vendi ishte i pushtuar nga romakët. Edhe pse i banuar që nga kohërat e lashta, Setenil de Las Bodegas nuk u zhvillua deri në shekullin e 12-të kur u pushtua nga maurët të cilët përdorën shkëmbinjtë si mbrojtje natyrore për të fortifikuar qytetin.

La Cueva del Iberico situated on "Shade Street" Cuevas de la Sombra

Guri i ftohtë ndihmon shumë gjatë verës së nxehtë, në uljen e disa gradëve.

Charming streets to wander around near 'Shade Street'

Në të kaluarën, ishin pjesët më të ftohta të shtëpisë që përdoreshin për të ruajtur ushqimin, si për shembull një frigorifer natyral. Përveç vizitës së shtëpive, si dhe pamjeve të tilla si kulla e Kalasë së restauruar Nazarí, qyteti vizitohet për pjata të shijshme, veçanërisht mish dhe djathë dhe portokall.

White washed homes in Setenil de las Bodegas

Ky qytet spanjoll, i fshehur në kodrat andaluziane, është një fenomen i vizituar nga turistë nga e gjithë bota./Motilokal.com