Harrojini qentë robot! Shkencëtarët zhvillojnë një mi robotik që mund të ecë, zvarritet dhe të kthehet njësoj si një brejtës i vërtetë

Harrojini qentë robot! Shkencëtarët zhvillojnë një mi robotik që mund të ecë, zvarritet dhe të kthehet njësoj si një brejtës i vërtetë

Shkencëtarët kinezë kanë krijuar për herë të parë një mi-robot, që sillet fiks si një brejtës i vërtetë.

Instituti i Teknologjisë së Pekinit ka prezantuar atë që e ka quajtur SQuRo, një robot që do të përdoret për misionet e kërkim-shpëtimit, duke shfrytëzuar aftësinë e tij për t’u futur në hapësira tejet të ngushta.

Sipas studiuesve, minjtë kanë qenë një frymëzim kyç për shumë zhvillues kur bëhet fjalë për robotikën.

Miu robotik mund të kryejë lëvizje të ndryshme si përkulja në këmbë, ecja, zvarritja dhe kthimi, madje mund të shërohet pasi të bjerë.

"Mijtë që jetojnë në shpella kanë tërhequr një sasi të madhe vëmendjeje për shkak të shkathtësisë dhe përshtatshmërisë së tyre të pakrahasueshme", shpjegoi ekipi.

“Minjtë janë shumë të shkathët dhe kanë një aftësi të jashtëzakonshme për t’u përshtatur me mjedisin. Për të krijuar këtë robot, kemi studiuar me imtësi mënyrën e lëvizjes së minjve dhe shpikja jonë, njësoj si një mi i vërtetë, mund të depërtojë edhe në hapësira ku duket e pamundur që të arrihet”, shpjegojnë shkencëtarët kinezë.

"SQuRo mund të arrijë lëvizje të qëndrueshme edhe pasi të mbajë një ngarkesë të barabartë me 91% të peshës së vet, gjë që demonstron mbajtjen e tij më të mirë të ngarkesës krahasuar me robotët katërkëmbësh të përmasave të vogla", theksuan studiuesit.

Ekipi shpreson që miu një ditë mund të përdoret për të ndihmuar misionet e kërkimit dhe shpëtimit./Motilokal.com