Pse duhet t’i lani rrobat e reja para se t’i vishni

Pse duhet t’i lani rrobat e reja para se t’i vishni

Nëse i keni veshur gjithmonë rrobat që keni blerë pa i larë, atëherë duhet të hiqni dorë nga ky zakon. Kur blini një veshje të re, supozoni se është e pastër dhe nuk ka baktere por në fakt nuk rezulton kështu. Shumica e njerëzve mendojnë se larja e tyre para se t’i veshin ato do të prishë pamjen e tyre.

Nëse jeni në mesin e atyre që mendoni se larja e rrobave pasi i blini nuk është e nevojshme, do e mendoni sërish pasi një studim ka treguar se përmbajnë baktere, të cilat mund të shkaktojnë acarim të lëkurës.

Është koha të ndaloni së supozuari se këto rroba janë të pastra vetëm sepse ato janë të reja. Testet dhe studimet kanë treguar se ato jo vetëm që janë të pista, por gjithashtu janë të mbuluara me komponime që mund të çojnë në acarime të lëkurës ndër të tjera.

Sipas Philip Tierno, drejtori i Mikrobiologjisë dhe Imunologjisë në Universitetin e Nju Jorkut, ka dy arsye kryesore se pse është kaq e rëndësishme që të lani veshjet e reja para se t’i vishni.

Veshja e këtyre rrobave nga njerëz të ndryshëm, magazinimi, ekspozimi për një kohë të gjatë, ndotin veshjet dhe sipas Tierno, të brendshmet dhe veshjet intime kishin treguar nivelet më të larta të ndotjes dhe mikroorganizmave, nga ato të infeksioneve mykotike të rrugëve respiratore e deri tek lëkurat e vdekura.

Mund të ketë gjithashtu disa organizma që mund të shkaktojnë sëmundje të ndryshme, duke përfshirë MRSA, salmonelën, infeksionin maja, streptokokun dhe hepatitin A. Të gjitha këto probleme mund të lindin nëse vishni rroba të palara, të veshura nga njerëz të tjerë.

Ngjyruesit artificiale nuk gjenden vetëm në ushqime, por edhe në veshje. Nëse nuk i lani ato para se t’i vishni, këto kimikate mund të çojnë në acarim dhe madje edhe probleme të tjera shëndetësore. Një bojë që përdoret zakonisht është azo-anilina, e cila mund të shkaktojë alergji të butë lëkure.

Nëse keni lëkurë të ndjeshme, kjo mund të çojë në skuqje, tharje dhe kruarje. Formaldehida është gjithashtu një kimikat që përdoret në shumë artikuj veshjesh për të minimizuar rrudhosjen, por që mund të shkaktojë jo pak probleme dermatologjike./Motilokal.com