Shi e shtrëngata në Shqipëri

Shi e shtrëngata në Shqipëri

Moti sot në Shqipëri parashihet të jetë me kthjellime e vranësira, me reshje shiu. Në jug e lindje reshjet e shiut priten të jenë në formën e shtrëngatave. Temperaturat për ditën e sotme do të luhatën nga 17 deri në 24 °C.

Të shtunën do të mbajë mot kryesisht me vranësira e reshje shiu në mëngjes, nga mesdita pothuajse i kthjellët. Temperaturat parashihet të lëvizin prej 17 deri në 20 °C.

E diela pritet të jetë me mot të vranët e shi. Temperaturat parashihet të lëvizin prej 17 deri në 19 °C./Motilokal.com