Çfarë moti do të mbajë sot dhe fundjavë në Kosovë?

Çfarë moti do të mbajë sot dhe fundjavë në Kosovë?

Mot të ndryshueshëm pritet të kemi sot dhe në fundjavë, me vranësira, diell e reshje lokale shiu.

Sot në Kosovë do të mbajë mot vranësira e intervale me diell, parashihen edhe reshje lokale shiu. Temperaturat e ajrit gjatë ditës së sotme do të luhatën nga 10 deri në 15 °C.

Dita e shtunë do të jetë me mot pjesërisht me re dhe pothuajse i kthjellët, mundësi për rrebeshe shiu. Temperaturat parashihet të lëvizin prej 10 deri në 19 °C.

E diela do të mbajë mot me diell e vranësira, pasdite mundësi për rrebeshe shiu e bubullima. Temperaturat parashihet të lëvizin prej 12 deri në 19 °C./Motilokal.com