Surprizat e motit, mësoni si do të mbajë koha sot dhe fundjavë në Maqedoni

Surprizat e motit, mësoni si do të mbajë koha sot dhe fundjavë në Maqedoni

Moti sot në Maqedoninë e Veriut do të mbajë me vranësira të ndryshueshëm dhe me reshje të kohëpaskohshme të shiut, posaçërisht në pjesët jugore të vendit. Temperaturat do të lëvizin nga 9 deri në 18 °C.

Dita e shtunë do të jetë me vranësira e reshje shiu. Temperaturat pritet të lëvizin prej 11 deri në 18 °C.

Edhe dita e diel do të mbajë mot me vranësira e reshje shiu. Temperaturat do të sillen nga 10 deri në 16 °C./Motilokal.com