Roboti Echo që 'spiunon' pinguinët në Antarktidë

Roboti Echo që 'spiunon' pinguinët në Antarktidë

Shkencëtarët po përdorin robotë për të studiuar se sa të cenueshëm janë ekosistemet detare dhe se si ndryshimi i klimës po ndikon në Antarktidë.

Roboti i vogël Echo ka rrota dhe lëviz dhe “spiunon” pinguinët në Antarktidë.

Echo është një automjet autonom që hyn në një koloni pinguinësh dhe i 'skanon', duke i kërkuar ata që janë shënjuar më herët, me qëllim që të shohim nëse janë rikthyer në tufë. Përdorimi i observatorëve autonome dhe automjeteve autonome do të na lejojë të studiojmë kafshët gjatë gjithë vitit dhe në më shumë vende", tha shkencëtari Daniel Zittebart.

Meet the robot watching over Emperor penguins | Popular Science

Shkencëtarët duan të mësojnë sa më shumë që të jetë e mundur, duke prekur sa më pak kafshët. Teknologjia e re do t'i lejojë ata të fitojnë njohuri mbi ndikimin e ndryshimit të klimës në kafshët detare si pinguinët.

a four-wheeled yellow robot drives through an icy landscape of antarctica

"Kjo ishte një përvojë e mirë në kuptimin që zogjtë i pranojnë mirë robotët Echo. Qëllimi ynë është të kemi informacion mbi shpërndarjen e zogjve në det vit pas viti. Nëse ata shkojnë shumë larg nga kolonia për vite të caktuara. Ne duam të monitorojmë më shumë rezultate dhe ndryshime vit pas viti, dekadë pas dekade për të parë se si ndryshimet mjedisore dhe klimatike ndikojnë në ato burime”, tha Celine Le Bohec, studiuese nga Qendra e Shkencës në Monako./Motilokal.com