
Helikopteri “Ingenuity”, një mjet zbulues i Administratës Kombëtare të Aeronautikës dhe Hapësirës (NASA) të SHBA-së në Mars, ka shfaqur mbetjet e parashutës së përdorur gjatë zbritjes së sondës “Perseverance” në Planetin e Kuq.
NASA shpërndau imazhet e marra nga helikopteri “Ingenuity”, i cili është pjesë e mjetit eksplorues “Perseverance”, përmes një postimi në rrjetin social “Twitter”.
Imazhet tregojnë mbetjet e parashutës së përdorur gjatë zbritjes së sondës “Perseverance” në Mars.
“Imazhet e reja nga helikopteri ynë në Mars tregojnë parashutën dhe guaskën e pasme që u ul. Më shumë sesa fotografi mahnitëse, ato pasqyrojnë teknologjinë që do të na nevojitet për uljen e sigurt të misioneve të ardhshme, përfshi këtu edhe astronautët, në Planetin e Kuq”, shkruan NASA duke shtuar se mbetjet e parashutës janë të paprekura.
Gjatë uljes në shkurt 2021, u raportua se parashuta e la ngarkesën e saj me një ulje shumë të butë duke goditur sipërfaqen e Marsit me një shpejtësi prej rreth 125 kilometrash, transmeton TRT.
Mjeti eksplorues “Perseverance”, i cili është ndërtuar në Laboratorin e Propulsionit Reaktiv të NASA-s në Kaliforni dhe punon me karburant plutoniumi, u ul në Mars më 18 shkurt 2021, rreth 7 muaj pas nisjes më 30 korrik 2020./Motilokal.com