
Në mbledhjen e 73-të të Qeverisë së Republikës së Kosovës, është miratuar Projektligji për Parandalimin dhe Kontrollin e Integruar të Ndotjes, për mbrojtjen e ajrit, ujit, dhe tokës, si dhe është aprovuar koncept-dokumentin për Fushën e performancës energjetike në ndërtesa.
Projektligji për Parandalimin dhe Kontrollin e Integruar të Ndotjes ka për qëllim të përcaktoj kompetencat dhe përgjegjësit institucionale, caktimin e rregullave në parandalimin dhe kontrollin e integruar të ndotjes nga veprimtaritë e ndryshme industriale në mënyrë që të arrihet një nivel i lartë për mbrojtjen e mjedisit. Projektligji i referohet mbrojtjes se mjedisit nga veprimtaritë e ndryshme industriale në bazë të metodave dhe kritereve të standardizuara që aplikohen në Bashkimin Evropian.
Zbatimi i masave të Efiçiencës së Energjisë që dalin nga politikat e performancës energjetike në ndërtesa jo vetëm që do të kontribuojnë në uljen e konsumit të energjisë elektrike por do të kontribuojnë edhe në aspektin ekonomik dhe mjedisor. Nga kjo masë do të nxitën investimet e nevojshme në ngritjen e kapaciteteve profesionale por edhe arritjen e komforit termal, shëndetit publik dhe në mirëqenien e përgjithshme përmes rritjes së qëndrueshmërisë si në aspektin ekonomik, social dhe mjedis të pastër./Motilokal.com