Shkuma toksike me erë të tmerrshme mbush rrugët Bogotas

Shkuma toksike me erë të tmerrshme mbush rrugët Bogotas

Një mbulesë gjigante me shkumë toksike dhe erë të rëndë ka dalë nga një lum i ndotur pranë kryeqytetin kolumbian Bogota ka përfshirë shtëpi e biznese, duke bërë rezidentët të largohen nga copat në formë resh që zhvendosen nëpër rrugë.

“Era është e tmerrshme, kjo shkumë është këtu prej kohësh”, thotë përfaqësuesja e komunitetit Luz Mariela Gómez për televizionet vendase.

“Jemi të rrezikuar, dikush mund të bjerë në të dhe ne nuk do të dimë ta gjejmë, nuk do të dimë çfarë do të ndodhë”.

Një grua largohet nga shkuma pranë shtëpisë së saj në Mosquera.  Autoritetet kanë paralajmëruar vendasit që të mos i afrohen shumë shkumës.

Pamjet nga zona rezidenciale Mosquera tregonin zhvendosje të shkumës me erë të rëndë që mbulonte trotuaret dhe ngrihej mbi rezidentët, duke bllokuar dhe rrugën e një shkolle.

Autoritetet mjedisore thanë se shukma e ndotur, e cila është shfaqur disa herë të tjera në qytet vitet e fundit, është shtuar prej rritjes së mbeturinave, kimikateve dhe detergjenteve që hidhen në ujërat e lumit. Ndërsa reshjet besohet se kanë përkeqësuar problemin.

The foam has been seen several times in recent years.

Kryebashkiaku i Mosquera, Gian Gerometta, tha se akumulimi i ndotjes vjen nga ndotjet industriale në lumë. “Ne jemi të ndërgjegjshëm për rreziqet që vijnë nga ky fenomen,” shkruante ai në Tweeter.

Autoritetet kanë paralajmëruar banorët lokalë të mos afrohen te shkuma e cila raportohet se ka shkaktuar probleme respiratore dhe irritime të lëkurës.


“Është e rëndësishme që fëmijët të qëndrojnë larg pasi ende nuk e dimë çfarë materiali është”, tha për mediat vendase zyrtari mjedisor Edwin García, duke shtuar se një impiant mbetjesh në rajon po punon për dekontaminimin e lumit prej vitit 2020.

“Ne do të monitorojmë dhe pastrojmë të gjithë lumin për të ndaluar akumulimin e shumës”, shtoi ai./Motilokal.com