Si pasojë e qarkullimit të masave më të freskëta me lagështirë, parashikohen reshje në të gjithë Shqipërinë edhe në formën e shtrëngatave ditën e hënë. Si rezultat, temperaturat do të pësojnë rënie. Temperaturat për ditën e hënë Shqipëri do të luhatën nga 13 deri në 15 °C.
Në Kosovë dita e hënë do të mbajë mot kryesisht të vranët e të freskët me reshje shiu. Temperaturat parashihen të lëvizin prej 12 deri në 14 °C.
Edhe në Maqedoni dita e hënë parashihet të jetë me vranësira e reshje shiu. Temperaturat do të sillen nga 10 deri në 12 °C./Motilokal.com
Foto: Vegim Rashiti
