Reshje të dendura shiu dhe breshëri kanë pushtuar Tiranën pasditen e sotme.
Një furtunë shiu para pak minutash është shndërruar në një stuhi breshëri në kryeqytet. Reshjet e dendura të shiut kanë sjellë probleme në rrugë në lidhje me lëvizjen e njerëzve dhe mjeteve.
Reshjet kanë vështirësuar qarkullimin në zonën e Unazës së re, pranë ish-uzinës së autotraktorëve.
Shiu është pasur edhe me rrëshqitje dherash në këtë aks duke e bërë të rrezikshme lëvizjen e automjeteve.
Në vetëm pak minuta shi edhe “Rruga e Kokonozve” në kryeqytet është përmbytur./Motilokal.com
