Java nis me vranësira, reshje shiu e shtrëngata në Shqipëri

Java nis me vranësira, reshje shiu e shtrëngata në Shqipëri

Kjo javë në Shqipëri parashikohet të nis me mot të ndryshueshëm, si pasojë e qarkullimit të masave më të freskëta me lagështirë, me reshje shiu në të gjithë vendin edhe në formën e shtrëngatave. Si rezultat, temperaturat do të pësojnë rënie.

Moti sot pritet të mbajë me vranësira e reshje shiu, vende-vende me shtrëngata, breshër e bubullima. Temperaturat do të lëvizin nga 14 deri në 15 °C.

Dita e martë do të jetë me mot kryesisht me vranësira e reshje lokale shiu. Temperaturat do të luhatën prej 13 deri në 18 °C.

Të mërkurën do të mbajë mot pothuajse i kthjellët e diell. Temperaturat do të sillen nga 15 deri në 18 °C./Motilokal.com